Ullinjtë janë fruta të vegjel që rriten në pemën e ullirit (Olea europaea).

Ullinj kane sasi te larte te vitaminës E dhe antioksidantë të tjere. Studimet tregojnë se ata janë të mirë për zemrën dhe mund të mbrojnë kundër osteoporozës dhe kancerit.

Yndyrnat e shëndetshme në ullinjtë perdoren për të prodhuar vaj ulliri ekstra të virgjër, një nga komponentët kryesore të dietës tepër të shëndetshme mesdhetare.

Ullinjte shpesh perdoren per sallate, sandwich etj, tani i gjeni edhe ne paketen e mengjesit Mealbox.

Vlerat ushqimore.

Ullinjte përmbajnë 115-145 kalori në 100 gram, ose rreth 59 kalori për 10 ullinj (duke supozuar se një ulli mesatar peshon 4 gram).

Ata përbëhen nga 75-80% ujë, 11-15% yndyrë, 4-6% karbohidrate dhe sasi të vogla të proteinave.

Ullinjtë janë një burim i mirë i disa vitaminave dhe mineraleve, disa prej të cilave janë :

Vitamina E: Ushqimet dhe frutat te ngjashme me ullirin permbajne sasi te larte te vitamines E.
Hekur: Ullinjtë e zinj janë një burim i mirë i hekurit, i cili është i rëndësishëm për transportin e oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut..
Baker: Ky mineral esencial shpesh mungon në dietë tipike perëndimore. mangësi ne sasine e bakrit mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kalciumi: Eshte minerali qe gjendet me shume ne trupin tone. Ky është shume i rendesishem për kockat, muskujt dhe sistemin nervor.
Natrium: Shumica ullinjtë përmbajnë një sasi të lartë të natriumit, per shkak se paketohen dhe ruhen me kripe.