Një nga ushqimet që do të gjeni brenda paketës së mëngjesit Mealbox është mjalti.
Mjalti është i ëmbël, është në formën e një mase liquide dhe prodhohet nga bletët. Bletët shkojnë në cdo lule , mbledhin nektarin e tyre, dhe brenda në kosheret e tyre e ri-përpunojnë nektarin disa herë, dhe në fund nxjerrin si produkt mjaltin, që supozohet të jetë ushqim rezervë për bletët.
Era, ngjyra dhe shija varet nga llojet e luleve në të cilat bletët marrin nektarin.
Nga ana ushqimore, 1 lugë gjelle mjaltë (21 gramë) përmban 64 kalori dhe 17 gram sheqer, duke përfshirë fruktozë, glukozë, maltozë dhe saharozë. Mjalti praktikisht nuk ka permbajtje fibre, yndyrë ose proteina.
Ai gjithashtu përmban sasi shumë te vogël të disa vitaminave dhe mineraleve.
Mjalti është një nga ushqimet kryesore që këshillohet për kurimin e disa sëmundjeve të ndryshme për shkak të vetive të tij antioksiduese , antibakteriale dhe anti inflamatore .
Përdorni mjaltë në keto ditë të ftohta për të forcuar sistemin imunitar dhe për të qëndruar të shëndetshëm !